Elvis Kabashi arrestohet nga policia italiane pas një aksidenti automobilistik në të cilin ish-futbollisti i Juventusit është përfshirë mëngjesin e sotëm në Forte dei Marmi, komuna në provincën e Lucca-s.
Futbollisti 24-vjeçar, i cili disa vite më parë refuzoi të luante me Shqipërinë, sot në orën 1:30 të mëngjesit ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Mercedes” u përfshi në një aksident me pasojë plagosjen e tre personave.
Kabashi rezultoi pozitiv në testin e alkoolit dhe sipas mediave italiane, 24-vjeçari është shoqëruar për në komisariat.
Sipas policisë italiane, Kabashi ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara kur goditi nga pas një “Fiat 500” që drejtohej nga një turist arab. Pas përplasjes, automjeti i futbollistit shqiptar është hedhur në anën tjetër të korsisë duke goditur një motor tip “Scooter”, shkruan syri.net.
Si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur një 33-vjeçare e cila është në gjendje të rëndë, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se ndodhet në reanimacion në spital. Një 41-vjeçar dhe një vajzë e re mbetën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Elvis Kabashi, aktualisht është pa skuadër pas përfundimit të periudhës së huazimit nga skuadra e Pontedera në Ligën e Tretë të Italisë
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...