Ndërpritet ndeshja Bayern Munich –Bayer Leverkusen

21:54 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen është ndërprerë për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultat 2-0, ndërsa me të filluar pjesa e dytë gjyqtari i ka dërguar lojtarët përsëri në dhomat e zhveshjes.

Tifozët filluan të largohen shpejtë nga shkallët e stadiumit, ndërsa Bayern ka kërkuar të mos bëjnë panik.

“Për shkak kushteve të dëshira të shiut ndeshja është pezulluar deri në orën 21:50 ku do të fillojë përsëri”, shkruan Bayern.

Golat për Bayernin i ka shënuar Sule dhe Tolisso.

https://twitter.com/bundesliga_de/status/898631550211952642?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnderpritet-ndeshja-bayern-munich-bayer-leverkusen-foto%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme