Propozimi i kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti që deputetët pjesëmarrës të seancës konstituive të përzgjedhin një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit për datën 24 gusht.
Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka sqaruar për “Indeksonline” se grupi më i madh parlamentar, në këtë rast koalicioni PDK-AAK-Nisma, mund ta paraqesë kandidatin e tij sa herë të dojë, meqë kështu thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Është pikërisht kjo pikë që e bën propozimin e Albin Kurtit të ngecë në zbatim.
“Mund të ketë probleme në këtë propozim sepse në nenin 67 paragrafin 2 të Kushtetutës ku thotë që vetëm grupi më i madh parlamentar në këtë rast edhe koalicioni parazgjedhor ka të drejtë ta propozojë dhe propozimi vlen jo vetëm për një herë por edhe më shumë herë, deri sa të votojnë të gjithë deputetët e mundshëm. E dyta, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 shkon edhe më në favor të këtij koalicioni që vetëm ata mund ta propozojnë. Pra në të dy drejtimet është diskutabil propozimi në fjalë i kujtdo qoftë që të marrë primatin dhe të marrë iniciativën për propozim për votim jashtë koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit”, ka thënë Baraliu.
Baraliu ka komentuar rolin e presidentit Hashim Thaçi në këtë aspekt, duke thënë se ai nuk ka asnjë ndikim në këtë çështje kushtetuese. Sipas Baraliut, çdo lloj ndikimi i tij do të ishte ndërhyrje në Kushtetutë.
“Presidenti nuk ka kurrfarë ndikimi sepse do të ishte ndërhyrje e tij në Kushtetutë dhe në intepretimin e Kushtetutës. Presidenti ka një autorizim që të ndikojë në funksionimin kushtetues të institucioneve të vendit , paragrafi 1 për ruajtjen e unitetit, por nuk mund të interferojë më tepër në dispozitat e nenit 67, sa i përket propozimit në fjalë”, ka deklaruar ai.
Baraliu ka shtuar se Gjykata Kushtetuese me vendimin e vitit 2014 ka lënë të hapur mundësinë që i njëjti kandidat i po atij grupi parlamentar mund të propozohet deri sa të kompensohet e drejta. Kjo, sipas tij, ka krijuar një presedant me të cilin do të ballafaqohet vendi edhe në vitet e ardhshme./arbresh.info/
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...