Pakistanezja Malala Wousafzai, e vlerësuar me cmimin Nobel për paqen në 2014, do të ndjekë studimet në universitetin e Oksfordit, ku do të studiojë piolitikë, filozofi dhe ekonomi. Vetë vajza e ka bërë të ditur këtë me një mesazh në rrjetet sociale.
Pesë vite më parë, kur ishte vetëm 15 vjeç, ajo u plagos rëndë në kokë në një atentat të kryer kundër saj nga talebanët dhe u transferua në Britaninë e Madhe për t’iu nënshtruar atje trajtimit mjekësor.
Pas këtij episodi, historia e saj u rrëfye në të gjithë botën, duke i dhënë asaj përveç çmimit Nobel, edhe çmimin Sacharov për lirinë e shprehjes që çdo vit ndahet nga Parlamenti Evropian.
Prillin e kaluar u emërua nga OKB edhe ambasadore e paqes ndërkohë që pakistanezja e re bashkë me të atin, drejtojnë një fondacion për promovimin e të drejtës për arsimim.
Tani, ajo iu bashkua mijëra studentëve të tjerë në Britani, që zbuluan se në cilin universitet do të ndjekin studimet pas rezultateve përfundimtare të tyre.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?