Google ADS

Policia zbulon: Ja, pse terroristët hyrën me shpejtësi në furgon

21:32 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Të dyshuarit për sulme terroriste në Spanjë kishin planifikuar sulme tjera të përmasave të mëdha, por ishin penguar në planet e tyre, për shkak të të cilave ishin detyruar të veprojnë në shpejtësi, njoftoi sot policia spanjolle.

Terroristët kishin planifikuar edhe një ose disa sulme në Barcelonë, por shpërthimi në një shtëpi në Alkanara, njëqind kilometra larg kryeqytetit parandaloi planet e tyre, pasi që nuk kishin më material të nevojshëm për kryerjen e sulmeve të përmasave të mëdha.

Sulmet në Spanjë, në të cilat humbën jetën 14 persona ishin planifikuar në qytetin Alkanara, transmetojnë mediat botërore, duke iu referuar informacioneve të policisë.

Shpërthimi në një shtëpi në Alkanara të mërkurën mbrëma, në të cilin një person humbi jetën, ishte pasojë e tentimit për të krijuar mjete shpërthyese, ka bërë të ditur policia.

Tre persona janë arrestuar për sulme në Spanjë, të gjithë marokenë, derisa personi i katërt i arrestuar është i nacionalitetit spanjoll dhe asnjëri prej tyre deri më tash nuk ka qenë i dyshuar për aktivitete terroriste.

Të dyshuarit janë të moshës ndërmjet 21 dhe 34-vjeç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme