Google ADS

Burri masakron bashkëshorten me sende të forta, lufton me vdekjen në spital

21:02 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:15, në fshatin Plug të Lushnjës, ku një burrë ka masakruar me sende të forta bashkëshorten e tij.

Shtetasi Tajar K., 55 vjeç ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij në banesë, e cila është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet e ditur se menjëherë pas ngjarjes, policia e Lushnjës ka arrestuar autorin. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes çiftit.

Policia ka arrestuar menjëherë bashkëshortin pas ngjarjes. Nuk dihen shkaqet e konfliktit mes çiftit.

Njoftimi i policisë

Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe,  e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme