Dua Lipa e para artiste që kryeson në Britaninë e Madhe pas Adeles

20:54 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Dua Lipa sapo ka dalë e para në UK SINGLE CHART, që është në klasifikim të këngëve më të mira solo.
Që prej vitit 2015, kur e para doli Adele me këngën “Hello”, askush nuk ka arritur të rrëmbejë këtë vend.

E tani, Dua është artistja e dytë femër pas Adele që po vlerësohet si këngëtarja më e mirë në Britaninë e Madhe.

Lajmi është bërë i ditur nga Pop Crave nëpërmjet një postimi në Twitter se Dua Lipa është zgjedhur si artistja më e mirë solo me këngën “New Rules”.

Lajmit i është gëzuar edhe vetë këngëtarja shqiptare, e cila lumturinë e shfaqi nëpërmjet një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, duke falënderuar të gjithë fansat e saj për mbështetjen e madhe dhe dashurinë.

20838181-529110190766225-5444769202651004928-n_1503082280-2202995

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme