Google ADS

Rrëfehet ish-ushtari i UÇK-së që u lirua nga burgjet serbe pas 13 vjetësh

20:08 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Pas 13 vjetësh në izolim, ushtari që luftoj për të mbrojtur jetët e civilëve shqiptar, Anton Lekaj, tashmë ndodhet në mesin e familjarëve e miqve të tij, të cilët lirin e gëzuan edhe falë luftës së tij në UÇK.

I ndodhur që 13 vite në burgun serb të Padinska Skellës, ai ende nuk po arrin ta shijoj mjaftueshëm lirinë që ia morën për shkak të luftës së tij.

Për Tribuna Channel Lekaj ka rrëfyer periudhën e izolimit në Beograd, por duke theksuar se në tërë këto vite nuk është keqtrajtuar nga askush.

Lekaj shprehet se përkundër krejt asaj që ka kaluar, vazhdon të jetë krenar me luftën e UCK-së dhe luftën e tij, të cilën e vlerëson si të shenjtë dhe të drejtë.

Ndërsa shpreh zhgënjimin me klasën udhëheqëse në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme