Sulmi në Barcelonë, policia zbulon identitetin e katër të dyshuarve

19:54 | 18 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Policia spanjolle ka bërë të ditur emrat dhe pamjet e katër personave të dyshuar në lidhje me sulmin terrorit në Barcelonë.

Moussa Oukabir, 17 vjeç, mendohet të jetë shoferi i kamionit, edhe pse ende nuk është e qartë nëse ai është një nga pesë të vrarët nga policia në Cambrils, transmeton portali arbresh.info

Të tre burrat e tjerë: Said Aallaa, Mohamed Hychami dhe Younes Abouyaaqoub, që besohet të jenë shtetas marokien dhe që jetonin në qytetin e Ripolit.

Deri me tani janë arrestuar katër persona në lidhje me sulmin terrorist. 14 persona kanë vdekur, ndërsa rreth 100 të tjerë janë të plagosur gjatë sulmit terrorist në Barcelonë.

Spanja ka shpallur 3 ditë zie për të nderuar viktimat e sulmit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme