Mundësitë janë se me siguri mendoni se jeni më të mençur se miqtë tuaj! Nëse asgjë nuk kemi mësuar nga rrjetet sociale, të paktën e dimë se në rrjete sociale çdo njeri mendon se është më i mençur se tjetri.
Megjithatë ekzistojnë disa shenja të cilat tregojnë se jeni më të mençur sesa personat me inteligjencë mesatare, e këto shenja jua sjellë më poshtë Telegrafi:
Jeni sarkastik
Studimet e reja sugjerojnë se sarkazma e promovon mendimin kreativ dhe për të qenë sarkastik nevojitet fuqi e konsiderueshme e trurit.
Flisni më shumë se një gjuhë
Të folurit më shumë se një gjuhë vërtet e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve si Alzheimeri dhe demenca.
Veç kësaj, njohja e më shumë se një gjuhe ndikon në zhvillimin dhe efiçiencën e trurit.
Jeni fëmija i parë
Fëmijët e parë kanë tendencën të kenë inteligjencë më të lartë sesa fëmijët tjerë – sipas studimeve të fundit. Sidoqoftë, kjo nuk është diçka gjenetike dhe kryesisht varet nga ambienti familjar.
Keni sens të mirë të humorit
Ekziston një avantazh i mahnitshëm nëse keni sens të mirë të humorit – njerëzit janë kafshë shoqërore prandaj njerëzit me sens të mirë të humorit na duken më joshës.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen