Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili qe një kohë të gjatë është larguar nga vendi duke i ikur drejtësisë kosovare, ka dal me një qëndrim rreth gjendjes aktuale politike.
Në një letër të siguruar nga “Indeksonline” shihet se si Zharku i kërkon partisë së tij, PDK-së, që të largohet nga koalicioni PAN dhe t’ia lejojë partive tjera ta krijojnë qeverinë.
Arsyeja pse Zharku kërkon që subjekti i Kadri Veselit të shkon në opozitë është pastrimi i disa personave brenda partisë.
Ndërsa thotë se qeverinë duhet ta bëjë AAK-NISMA dhe Lëvizja “Vetëvendosje”. Pasi, sipas tij, PDK dhe partia e Isa Mustafës duhet të merren me konsolidim brenda partisë.
Tutje, në letër Zharku e cek se Xhavit Haliti duhet të jetë kryeparlamentar ndërsa Vjosa Osmani nënkryetare.
Letra origjinale:
Të nderuar miq të FB, Edhe unë si çdo qytetar tjetër sigurisht se kam përcjellur procesin zgjedhorë , poashtu jam duke përcjellur edhe zhvillimet pas çertifikimit të zgjedhjeve, andaj me këtë rast dua të ndajë mendimin tim në lidhje me qeverinë e re. Nominimi për kryeminister i z.Ramush Haradinaj nga ana e kryetarit të PDK-së z. Kadri Veseli, për vlersimin tim sa ka qenë i qëlluar, poashtu ka qenë edhe i guximshëm. I guximshëm duke marrë parasysh karierën e z. Veselit nga njëra anë si dhe fatin e partisë nga ana tjeter. Sigurisht se lider i fuqishëm është ai i cili në momente të tilla, e kalon vetën dhe subjektin politik që përfaqëson, kur është në pyetje interesi kombëtar dhe ai shtetror. z. Veseli më këtë veprim hapi rrugë për një qasje të re në politikbërjen e re në Kosovë. Mendoj se reflektimi politik edhe tutje do vazhdoj, poashtu ende me befasira tjera të reja nga lideret tanë. Mendoj se barra më e rëndë prap i takon PDK-së dhe liderit të saj z. Veseli, që kryeministrin e nominuar z. Haradinaj ta votojnë pa kushte, e kështu ai të formoj qeverinë e re pa PDK dhe LDK. kështu do të kishim një qeveri me AAK- NISMA dhe VV, nëpermjet kësaj qeverisje do të uleshin tensionet e mbrendëshme politike, do behej një relax politik, dhe do të provonim një politik më ndryshe. PDK dhe LDK do ishte mir të udhëheqin me parlamentin dhe të merren me konsolidimin e radhëve të partive të tyre politike, ngase në këto zgjdhëje u pa mir se PDK ne radhet e saja ka pranuar individ të cilët partinë e shohin si vend apo zyre punsimi, e jo si organizem politik I cili duhet quar përpara proceset politike, prandaj duke qëndruar ne opozitë pastrohen radhet dhe kështu në parti qëndrojn vetem ata që e duan partinë, dhe largohen ata që iu është dashur partia. Në mënyrë që të kemi progresë, duhej që Xhavit Haliti me qenë Kryetar parlamenti dhe Vjosa Osmani Nenkryetare. Ju qe nxitoni me komente ende pa e përfundu leximin, ndaluni merrni frym thellë, se nuk u bë nami se e dhash një mendim haha.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...