Suedia ia refuzon azilin refugjates 106-vjeçare

18:59 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Suedia ka refuzuar kërkesën për azil të refugjates më të vjetër në botë dhe ka urdhëruar që ajo të kthehet në vendin e lindjes Afganistan.

Bibihal Uzbeki, 106 vjeçe iku nga Afganistani përmes Iranit, Turqisë dhe Greqisë para se të përfundonte në Suedi, transmeton portali arbresh.info.

106-vjecare

Gjatë udhëtimit të tyre, djali dhe nipërit e saj u detyruan ta bartnin në shpinë atë.

106 vjeçares nga Kunduzi i është thënë të largohet, pasi kërkesa e saj u refuzua në qershor, raporton The Local.

Megjithatë, nëse një vend tjetër i ofron strehim asaj, ajo mund të kërkojë azil atje.

Ajo ka apeluar vendimin në Gjykatën e Migracionit./Arbresh.info

uzbeki uzbeki1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme