Organizata e Mediave të Evropës Juglindore (SEEMO) e ka dënuar sulmin ndaj drejtorit të Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri, derisa i ka kërkuar organeve kompetente në Kosovë që ta zbardhin sa më shpejtë rastin
Parim Olluri u rrah në Prishtinë nga tre sulmues të panjohur të mërkurën, më 16 gusht, kur po shkonte në shtëpi me partneren e tij.
Sulmi erdhi pasi Olluri raportoi për tenderë dhe në raportimet e tij akuzoi disa politikanë dhe disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për korrupsion.
Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO-s ka kritikuar autoritetet kosovare për moszgjidhjen e rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, duke thënë se “autoritetet e Kosovës duhet t’i mbrojnë më mirë gazetarët”.
Aty përmendet edhe sulmi nga ish-gazetares Arbana Xharra dhe 22 raste tjera të kërcënimeve, presioneve dhe sulmeve nga gazetarëve dhe mediave në Kosovë, brenda vitit.
“SEEMO është alarmuar për kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë. Ne i kërkojmë autoriteteve në Prishtinë të hetojnë këtë rast, si dhe të gjitha rastet e pazgjidhura të sulmeve nga e kaluara. Vetëm tre muaj më parë, më 12 maj, autorë të panjohur sulmuan Arbana Xharrën, ish-kryeredaktore e së përditëshmes Zëri në një vend parkimi para shtëpisë së saj në Prishtinë. Ne kemi në bazën tonë të të dhënave 22 raste të kërcënimeve, presioneve ose sulmeve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të medias në Kosovë në vitin 2016. Autoritetet e Kosovës duhet t’i mbrojnë më mirë gazetarët “, tha Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO-s, Oliver Vujoviç.
SEEMO është një rrjet redaktorësh, drejtuesish mediash dhe gazetarësh kryesorë në Evropën Jugore, Lindore dhe Qendrore dhe puna e saj për lirinë e shtypit mbështetet nga Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Mediave (ECPMF), si pjesë e një granti nga Komisioni Evropian.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?