Edhe ky tip i Samsungut del me defekt të baterisë

17:44 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Komisioni Amerikan për Mbrojtjen e Konsumatorit kërkoi tërheqjen e disa baterive të Galaxy Note 4.

Këto bateri kanë tendencën të mbi nxehen dhe përbëjnë rrezik për konsumatorin. Kjo deklaratë e Komisionit menjëherë na kujton Galaxy Note 7-ën.

Vitin e kaluar pati raporte pafund të mbi nxehjes së Note 7-ës deri dhe përfshirja nga flakët e telefonëve.

Që atëherë Samsung ka premtuar se bateritë do të jenë më të sigurta. Ky lajm vjen në një moment kur Samsung përgatitet të prezantojë Note 7-ën më 23 Gusht dhe ti provojë mbarë botës se ka gjetur një zgjidhje për problemin e Note 7-ës.

Pyetja që ne bëjmë është si ka mundësi që të ndodh diçka e ngjashme në një telefon tre vjeçar? Në të vërtetë nuk është faji i Samsung.

Bateritë e prekura u gjetën në modelet të riparuara të Note 4 dhe ishin shitur nga një zinxhir furnizues i FedEx për programin e sigurimit të AT&T.

Një zëdhënës i prodhuesit Korean tha se programi nuk ishte menaxhuar nga Samsung dhe bateritë nuk vinë nga kompania. Edhe pse modeli origjinal ka dalë në shitje në 2014-ën, bateritë ishin shitur përgjatë periudhës Dhjetor 2016 – Prill 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme