Jose Mourinho është i kënaqur edhe me vetëm tri transferime, pavarësisht se kishte kërkuar katër lojtarë për sezonin e ri.
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se është gati të nisë sezonin me këtë skuadër që ka, nëse drejtuesit e klubit nuk ia transferojnë edhe një lojtar, kërkesë e kamotshme e portugezit.
20 herë kampionët e Anglisë kanë transferuar, Victor Lindelof, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic për 150 milionë funte.
Mourinho dëshironte edhe një anësor, Ivan Perisic i Interit dhe Gareth Bale i Real Madridit ishin preferencat e portugezit, por duket se numri një i klubit, Ed Woodward, nuk do të shpenzojë më shumë në këtë afat kalimtar.
“I kam thënë Woodwardit se plani im ishte që t’i transferonim katër lojtarë, por gjithashtu i thash që nuk janë në presion nga unë për ta bërë këtë dhe se duhet të bëjnë atë që është më e mira për klubin”, tha fillimisht portugezi.
“Jam i lumtur me skuadrën dhe jam gati të nis gjithçka edhe pa lojtarin e katërt, kështu që nëse kanë përfunduar për ne transferimet, gjithçka është në rregull dhe jam gati për sezonin e ri”, shtoi mes tjerash Mourinho.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...