Kyetari i Serbisë Aleksandar Vucic sot ka thënë se “modeli i Qipros” nuk është zgjidhje për Kosovën. Ky deklarim erdhi pasi një gjë të tillë e kishte propozuar Oliver Ivanovic, shkruan Gazeta Metro.
“Njerëzit tanë kanë qejf të dëgjojnë për modelin e Qipros, izraelo-jordanez, dhe kështu me radhë. Lërini modelet, “dy Gjermani”, “Qipro” …! E pastaj të kemi gjendje të njëjtë edhe pas 200 viteve. Super! Atëherë tregojuni njerëzve se do të kemi më pak autostrada”, ka theksuar Vucic.
Ai ka deklaruar se modeli qipriot nuk do të zgjidhet në 100 vitet e ardhshme sepse ajo është luftë për territor.
“Ai është konflikt i ngrirë, dhe kur diçka është e ngrirë ajo mund edhe të shkrihet”, ka thënë Vucic.
Lideri i IQ PSD Oliver Ivanovic, ka deklaruar të enjten se “modeli qipriot” për zgjidhjen e problemit të Kosovës është modeli i vetëm i cili është i zbatueshëm, sepse në praktikën e Bashkime Evropian ekziston rasti i tillë.
“Edhe pse i papranueshëm, ky është modeli i vetëm që nuk na detyron ta njohim pavarësinë e Kosovës. Propozimet tjera, duke përfshirë edhe atë të cilin e ka shtruar ministri Dacic nënkuptojnë pranimin eksplicit të pavarësisë së pjesës së territorit në jug të Ibrit.
Ndarja e Kosovës nuk do të kalojë pa koncesione, ose do të kërkojnë Preshevën, Bujanovcin ose njohjen e pavarësisë”, ka theksuar lideri i IQ PSD.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...