Një grup qytetarësh nga Skenderaj, kryesisht të moshave te reja qe vetën po e quajnë ‘Reagimi Qytetar’ kanë filluar të mbledhin nënshkrime nëpër qytetin e Skenderajt në mbështetje të Bekim Jasharit si kandidat i pavarur për Kryetar Komune. Ata dje dhe sot po kërkojnë nënshkrime nëpër gjithë qytetin dhe deri më tani kanë siguruar rreth 2 mijë nënshkrime.
Ishte vet Bekim Jashari ai i cili para disa ditësh pohoj se do t’i hyj garës për kryetar komune por vetëm si i pavarur nëse Nuredin Lushtaku nuk kandidohet nga PDK-ja dhe në vend të tij rikandidohet Sami Lushtaku.
Burime të PrishtinaPress-it kanë siguruar dy fletënënshkrime ku kërkohet kandidimi i Bekim Jasharit, djali i Heroit, Hamzë Jasharit.
Ndërsa kryetari i Komunës së Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku zyrtarisht ende nuk dihet nëse do t’i futet gares edhe pse ky i fundit ka rishfaq ambicjet edhe për një mandat ndonëse pas lirimit nga burgu kishte thënë se më nuk do të jetë kandidat për kryetar të Skënderajt.
Kurse Nuredin Lushtaku ditë më parë ka thënë se nëse ai nuk do jetë kandidat do ta mbështes secilin kandidat të pavarur që futet në garë për Skënderajn, por jo atë që propozon PDK-ja.
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...