Pacolli kërkon ligj për dekriminalizim dhe vetting

12:57 | 18 Gusht 2017
arbresh.info

Presindeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka ripërseritur idenë se e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës politike është krijimi i një qeverie gjithëpërfshirese.

Pacolli ka thënë se alternativa e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme me ketë kod zgjedhor është joreale. Ky reagim i Pacollit vjen pikërisht në ditën e 10 të ultimatumit drejtuar Vetëvendosjes dhe LDK-së për të arritur një marrëveshje politike për formim të institucioneve.

“Sot më shumë se kurrë jam i bindur se oferta ime për qeverisje me bazë të gjerë është më e drejta. Duhet mbledhur një tryezë e partive parlamentare shqiptare; Të miratohet një set reformash të shpejta: Çështja e demarkacionit ; Liberalizimin e vizave; Kodi i ri zgjedhor;

Çështja e bisedimeve me Serbinë (afati, ekipi i ri, ofertat, grupi i konsulentëve ndërkombëtarë)

Unë kësaj platforme do t’i shtoja dhe: Një ligj të ri për dekriminalizimin dhe vetingun. Në qeveri duhet të bëjnë pjesë të gjithë partitë shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

Postimi i plotë i Pacollit:

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153.1073741831.307617160152/10159162419445153/?type=3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme