Nënkryetari i Komunës së Shtimes Fatmir Rashiti i cili njëkohësisht mbante edhe postin e anëtarit të PDK-së është larguar nga këto dy pozita me shumë pakënaqësi që ia ka adresuar udhëheqjes aktuale të kësaj komune.
Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetarit të komunës si dhe anëtarit të PDK-së.
Ai ka thënë se më 22 gusht do të bëjë të ditur qëndrimin e tij për angazhimin e mëtutjeshëm.
Një ditë më parë Shukri Buja kaloi në NISMA për Kosovë, pas një rrugëtimi të gjatë politik me PDK-në.
Postimi i plotë i Fatmir Rashitit në rrjetin e tij social Facebook:
Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, spektër i gjerë politikë, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile, media të shkruara dhe elektronike ju njoftoi me keqardhje se nga data 6 .8. 2017 kam dhënë dorëheqje të parevokushme nga posti i anëtarit të Kryesisë së PDK-së si dhe nga posti i nënkryetarit të Komunës së Shtimes. Këtë hap jo të lehtë për mua e mora pasi që me një grup shokësh përbrenda PDK-së me vite të tëra u munduam të bëjmë ndryshime pozitive e demokratike mirëpo kryetari aktual i komunës së Shtimes, Naim Ismajli me disa anëtarë të Degës së PDK-së në Shtime vendosi që për zgjedhjet lokale të vazhdohet me kontinutitet qeverisës tashmë të tejkaluar dhe përsëri me kandidaturën e vet të katërt me radhë!!! Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit ishte një alarm i mirë për të bërë reforma rrënjësore për të ec sigurtë me fitoren e radhës, ndërsa unë dhe disa anëtarë të Kryesisë ishim thellësisht të interesuar që të bëhen reforma të mirëfillta për kanditurat e mundshme për kryetar komune. Ju bëjë me dije se unë hoqa dorë nga çdo kandidaturë për të hapur rrugë një kandidati konsensual, i cili sipas meje ishte z. Fehmi Mujota dhe me të cilin fort besoja se do t’i fitonim zgjedhjet lokale. Kjo nuk ndodhi dhe nuk di arsyet pse! Unë shfrytëzoj këtë mundësi me ju falënderuar të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes për bashkëpunimin në ecjen tonë të përbashkët për këto 18 vite me të gjitha sfidat, vështirësit dhe sukseset që i patëm gjatë aktiviteteve tona kudo që ishin. Vërtetë ju jam shumë mirënjohës për të gjitha angazhimet tuaja. Ju jeni pasuria dhe krenaria më e madhe që kam në jetë.
/arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...