Nga 1 shtatori, kopshtet publike në Maqedoni duhet të fillojnë me punë, edhe atë me dy ndërrime, kumtoi sot ministrja e MPPS-ës, Milla Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në përputhje me Vendimin e sjellur më 10 gusht 2017, ndërrimi i parë do të jetë prej ora 07:00 deri 14:30, ndërsa ndërrimi i dytë prej 14:00 deri ora 21:30. Do të punohet edhe çdo të shtunën e parë të muajit nga 08:00 deri ora 16:00.
Siç tha Carovska, Ministria është e përgatitur për hapjen e vendeve të reja të punës, me çka, si nevojë do t’i aktivizojë dy ndërrime të punës.
”Qëllimi i punës me dy ndërrime është që fëmijët dhe prindërit të marrin përkujdesje të nevojshme nga institucionet publike”, ka kumtuar Carovska duke njoftuar edhe investime të reja në kopshte, veçanërisht në mjediset rurale.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...