Google ADS

Medikamenti Afatinib vjen si donacion në Klinikën e Onkologjisë

10:18 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Pas donacioneve dhe përkrahjes së madhe, Americares dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vazhdojnë të ndihmojnë dhe të mbulojnë nevojat e spitaleve me medikamente të ndryshme ku dhe kësaj radhe sjell Afatinibin, donacion ky që tejkalon vlerën prej $500,000.

Afatinibi është medikamet i cili përdoret për trajtimin e kancerit te mushkërive. Ky medikament vepron si barriere e cila ngadalëson ose ndal zhvillimin e qelizave të kancerit.

“Americares vazhdon të mbështes punën e ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijë’ dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente në vazhdimësi, duke adresuar edhe nevojat specifike të spitaleve si Klinika e Onkologjisë ku trajtohen edhe nënat me sëmundjen e kancerit, që kanë mungesa të vazhdueshme të medikamenteve esenciale në shërbimet e tyre. Ne rastin konkret, shpresojmë qe ky donacion të ketë vazhdimesi dhe të përkrahet në nivel institucional”, theksoi Dafina Krasniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Arritja e kontingjentit të katërt në Kosovë u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

img_2745-780x439 img_2720

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme