Sarandë, e moshuara ndërron jetë në det

10:17 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Ditën e sotëm një 74-vjeçare ka ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me ujin e detit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Plazhin e Ri në Sarandë.

E moshuara A. Blaca ka hyrë për tu larë në det, por dëshmitarët thonë se është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Në ndihmë i ka ardhur roja i plazhit. Pasi e ka nxjerrë në breg, gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet të ketë shkuar e vdekur.

Policia dyshon se e moshuara ka pësuar atak kardiak, por pritet kryerja e autopsisë për të nxjerrë dhe shkakun e vdekjes së saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme