Arrestohet personi i tretë i dyshuar në lidhje me sulmin në Barecelonë

09:05 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Personi i tretë i dyshuar është arrestuar në qytetin spanjoll të Ripollit në lidhje me sulmin terrorist në Barcelonë që la të vdekur 13 persona e rreth 100 të plagosur.

Sulmi ka ndodhur mbrëmë kur një furgon përplasi kalimtarët në një nga bulevardet më popullorë të Barcelonës, transmeton Arbresh.info.

Nga 100 të plagosurit, shumica janë në gjendje kritike për jetën, ndaj autoritetet spanjolle shprehen se numri i viktimave mund të rritet. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, por ka raportuar se asnjeri prej tyre nuk ngiste furgonin. Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë e sulmit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme