PDK-ja, drejt zgjedhjeve me ‘luftë’ në bastione

08:05 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Partia e Kadri Veselit po shkon drejt zgjedhjeve lokale e thyer në dy bastionet kryesore, përkatësisht në Skenderaj dhe në Drenas. Atje ka disa pretendues partiakë për kryetar të komunave, të cilët kërcënojnë se nëse nuk e marrin bekimin e kryetarit të partisë do të garojnë si kandidatë të pavarur.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po bëhet gati për zgjedhjet lokale të këtij viti, të cilat do të mbahen më 22 tetor derisa në dy bastionet kryesore të saj që nga paslufta, në Skenderaj dhe në Drenas, ka përplasje të mëdha mes figurave kryesore politike të partisë.

Kundër kandidaturës së Sami Lushtakut edhe për një mandat të ri në krye të Skenderajt ka dalë ish-deputeti i kësaj partie Nuredin Lushtaku, shkruan Zeri.

Për më tepër edhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, ka deklaruar ditë më parë se nëse Nuredin Lushtaku nuk do të kandidatohet nga PDK-ja për zgjedhjet në komunën e Skenderajt, ai do të dalë kandidat i pavarur dhe nuk do ta përkrahë kryetarin aktual Sami Lushtaku.

Telashe hiç më të vogla partia e Kadri Veselit ka edhe në Drenas, ku janë tre pretendues të PDK-së për kryetar të komunës: Ramiz Lladrovci, Naim Bazaj dhe Bislim Zogaj, të cilët po ashtu kanë deklaruar se nëse nuk e marrin besimin e partisë do të dalin si kandidat të pavarur..

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme