Shteti islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë duke thënë se është kryer nga ushtarët e shtetit islamik.
Agjencia e lajmeve e lidhur me ISIS, Amaq publikon marrjen përsipër te sulmit në Spanjë.
Grupi nuk ka dhënë as prova dhe as detaje të mëtejshme për të mbështetur këtë pretendim. Një person u arrestua në Barcelonë në lidhje me sulmin ku deri tani janë konfirmuar 13 të vdekur dhe 80 të plagosur.
13 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur është bilanci i sulmit terrorist të së enjtes pasdite në qytetin spanjoll, Barcelonë. Një furgon përplasi kalimtarët në një nga bulevardet më popullorë të Barcelonës, të enjten dhe policia spanjolle e cilësoi aktin, ” sulm terrorist”.
Nga 100 të plagosurit, shumica janë në gjendje kritike për jetën, ndaj autoritetet spanjolle shprehen se numri i viktimave mund të rritet. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, por ka raportuar se asnjeri prej tyre nuk ngiste furgonin. Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe qeverinë spanjolle. Ndërsa zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, gjatë një ndalese në Kanalin e Panamasë në kuadër të turit të tij në Amerikën Latine, foli për sulmin terrorist në Barcelonë.
“Dua të flas për sulmin e tmerrshëm të para pak orëve në Barcelonë të Spanjës, për skenat e fundit të masakrës së rëndë. Ashtu siç theksoi pak më parë presidenti Trump, SHBA-ja dënon sulmin terrorist dhe do të japë ndihmën e saj. Pavarësisht se nga kush është frymëzuar ky sulm, SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë popullin spanjoll, të gjejë dhe të ndëshkojë fajtorët. Në këtë ditë të errët lutjet tona dhe të popullit amerikan janë për viktimat, familjet e tyre dhe popullin spanjoll”, tha numri dy i Shtëpisë së Bardhë.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...