Google ADS

Ahmeti: Nuk jam arrestuar, s’kam pas për çka

01:55 | 18 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Prishtinës ka reguar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, pas një lajmi që ai është arrestuar në Milano, Itali.

Ai ka sqaruar situatën se ishte ndaluar për shkak të një dyshimi në lidhje me emrin, që përkonte i ngjajshëm me atë të dikujt në Spanjë, shkruan portali arbresh.info.

Postimi i plotë:

Miq të dashur, nuk jam arrestuar  ?. Skam pas për çka.

Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhepse lehtë me verifiku me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë.

Falemnderit të gjithë juve që më shkruajtët kaq vonë. Shihemi nesër në Prishtinë.

P.S. dikush më tha më mirë që je vonu për lojë por pa marr paarasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem.

Ahmeti ndodhet në Milano të Italisë ku edhe ka  shkuar për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme