Driss Oubakir ‘nuk është sulmuesi’ në Barcelonë, dokumentat e tij u vodhën

23:57 | 17 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Personi që u identifikua si sulmues në sulmin terrorist në Barcelonë dhe që ka figuruar si personi që ka marrë me qira furgonin, ka pohuar se dokumentat e tij janë vjedhur, shkruajnë mediat spanjolle.

Pas lëshimit të fotografisë së Driss Oubakir në internet, ai është dorëzuar menjëherë në polici dhe ka sqaruar rastin, transmeton portali arbesh.info

Gazeta La Vanguardia thotë se ai pretendon që dokumentat e tij janë vjedhur dhe se gjatë kohës së sulmit ai ishte në Ripoll, Girona, 106km larg nga Barcelona.

Sipas mediave spanjolle dyshohet së vëllau i tij mund të kishte vjedhur dokumentat e tij që u gjet brenda furgonit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme