Pema që shëron tretjen jo të mirë

23:51 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Shumë njerëz vuajnë nga zorrët irrituese, diarreja dhe kapsllëku, sidomos kur udhëtojnë diku. Gjatë verës ky problem është më i shpeshtë, por ekziston zgjidhje. Rebeca Gotorn, nutriciste nga Australia, zbulon se është kyç fakti çfarë do të hani, e ilaç i vërtetë është një pemë që u përshtatet zorrëve, dardha.

“Përzierja e fibrave dhe sheqernave natyrale në dardhë, sorbitoli dhe fruktoza, ndihmojnë në mbajtjen shëndetshëm të sistemit tretës dhe parandalon kapsllëkun”, shpjegon Rebeca për “Daily Mail” dhe shton se nuk ka të bëjë vetëm me jashtëqitjen. “Tretja e shëndetshme ndihmon të ndiheni më mirë dhe të shtoni nivelin e energjisë. Po ashtu, ndihmon trupin në absorbimin e materieve ushqyese nga ushqimi dhe ndërton imunitetin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme