Google ADS

Trajneri i Shkëndijës e paralajmëron Milanin për ndeshjen e kthimit

23:26 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Shkëndija është mposhtur 6:0 në ndeshjen e parë nga Milani në kualifikimet për Europa League dhe sipas trajnerit Qatip Osmani fajtorë për këtë ishte faza mbrojtëse.

Por, ai premton se në ndeshjen e kthimit në Maqedoni, skuadra do të ketë prezantim shumë më të mirë.

“Sot nuk ishim në nivelin e duhur, veçanërisht në mbrojtje, ku bënim gabime që një ekip si Milani din t’i dënojë”, tha Osmani gjatë konferencës për media.

“Ne do përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ku shpresojmë se do të prezantohemi shumë më mirë, do të bëjmë një lojë më të bukur”, tha në fund ai.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme