Google ADS

Pas ndeshjes Milan – Shkëndija: Montella tregon se si do të luajë ekipi i tij në Shkup

23:20 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Milan e mundi me shifrat 6:0 Shkëndijën e Tetovës në ndeshjen e ‘Play-Off’-it për Ligën e Evropës, shkruna Arbresh.info.

Milani ka arritur një fitore të thellë në përballje me skuadrën shqiptare, Shkëndija e Tetovës.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se ndeshja shkoi pozitivisht dhe se do të luajnë me të njëjtën mënyrë edhe në ndeshjen e kthimit.

“Ndeshja shkoi pozitivisht dhe dukej që lojtarët luajtën tepër thjeshtë. Ishte e lehtë por ne kishim diçka për të përmirësuar në ndeshjen tonë. Jemi të vetëdijshëm edhe për ngritjen e lojës që duhet të punojmë. Lojtarët e Shkëndisë ishin të shpejtë dhe të fortë”, deklaroi Montella.

“Në Shkup do të luajmë me strategji të njëjtë. Nuk varet rezultati në lojën e ardhshme. Jemi profesionistë dhe duam të kryejmë lojën pa emocione”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme