Google ADS

Economist dhe New York Times me mesazh të qartë kundër Trump-it

23:15 | 17 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Economist dhe New York Times kanë dalë hapur me mesazh të lartë dhe të qartë kundër Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në ballinat e dy gazetave prestigjioze është shfaqur Trump duke bërtitur përmes një mekanizmi në formë të Ku Klux Klan, transmeton portali arbresh.info

Si rrallë herë, redaktorët kanë vendosur që pjesën tjetër të ballinës ta lënë të zbrazët, duke e lënë dukshëm karikaturën që të flasë.

Padyshim që kjo është një shenjë revolte ndaj dështimit të Donald Trump për të dënuar qartë dhe hapur neonazistët, anëtarët e KKK dhe supremacistët e bardhë, që krijuan trazira gjatë protestët në Charlottesville, ku mbeti e vdekur një grua.

Duke fajësuar të dy anët, shumë besojnë se Presidenti Trump fuqizoi lëvizjen e bardhë nacionaliste.

Karikatura është punuar nga artisti irlandez Jon Berkeley./Arbresh.info

eco eco1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme