Mësohen datat e mbajtjes së afatit të dytë të Provimit Shtetëror të Maturës

23:13 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Janë caktuar datat për realizimin e Provimit Shtetëror të Maturës në afatin e dytë.

Fatos Osmani, zyrtar i lartë i arsimit në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar përmes Facebook’ut se kur do të mbahet Provimi Shtetëror i Maturës për afatin e gushtit.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë vendim që Provimi Shtetëror i Maturës në afatin e gushtit, të organizohet në këto data: Dita e parë e provimit do të realizohet me datë 25 gusht 2017, ndërsa dita e dytë e provimit me datë 30 gusht”, ka njoftuar Osmani në Facebook.

Osmani ka treguar se paraqitja e provimit të maturës mundet të bëhet deri më datë 21 gusht 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme