Google ADS

Thaçi, i tronditur nga sulmi në Barcelonë: Terrori nuk do të mbizotërojë as në Spanjë, as kudo

22:26 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona e 50 tjerë të plagosur.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Thaçi ka ngushëlluar familjet e viktimave, dhe ka thënë se sulmet e tilla terroriste asnjëherë nuk do të mbizotërojnë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdite në Las Ramblas, njërin prej rajoneve më të frekuentuara në qendër të qytetit. Një kohë pas sulmit, policia tha se bëhet fjalë për ‘akt terrorist’.

Shkrimi i Thaçit në Twitter:

I tronditur nga sulmi shqetësues në Barcelona. Mendimet tona janë me familjet e viktimave. Terrori nuk do të mbizotërojë as në Spanjë as kudo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme