Google ADS

Ushqimi që shkatërron mëlçinë tuaj

21:42 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Të gjithë e dinë se dëmet që i shkakton alkooli mëlçisë janë të shumta Por askush nuk e dinte se ekziston një produkt tjetër që është armik edhe më i madh i mëlçisë. Ky produkt është sheqeri dhe shkakton dhjamosje të mëlçisë.

Një studim, konstatoi se nëse një individ merr më shumë kalori se 1000 kalori nga ushqimet me sheqer, gjatë një periudhe 3 javore, rrit sasinë e dhjamit rreth mëlçisë në 27%. Është provuar tashmë që sheqeri nuk ndikon vetëm në mëlçi, por ka një sërë efektesh të tjera negative në trup, si:

*Tensionon enët e gjakut

*Shkakton depresion

*Ju bën të varur ndaj tij

*Rrit rrezikun e diabetit të tipit 2

*Rrit nivelet e kolesterolit të keq

*Dëmton lëkurën

*Ndikon në obezitet

*Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru etj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme