Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bëtë të ditur se dy zyrtarë të PDK-së i janë bashkuar vetëvendosjes, shkruan arbresh.info
Ajo së bashku me kryetarin e kësaj partie Visar Ymeri i’u ka uruar mirëseardhje Xhevxhet Berishës dhe Hysni Racit.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e saj të plotë:
Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë iu bashkuan dy ish – zyrtarë të PDK-së: Xhevxhet Berisha ish – antar i kryesise së degës në Klinë dhe drejtori i shkollës së mesme profesionale Fehmi Agani, Hysni Raci, ish – sekretar i nëndegës së qytetit të Klinës dhe ish zv drejtor i shkollës fillore Ismet Raci në Klinë Lëvizjes poashtu ju bashkua kardiologu Blerim Berisha i cili aktualisht punon si internist kardiolog në Gjermani.
Anëtarëve të rinj, mirëseardhje iu uroi Kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri dhe kryetarja e qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Klinë, deputetja Shqipe Pantina bashkë me anëtare tjete te kryesisë Kryetari Ymeri u foli atyre për synimet e Lëvizjes, për të ndryshuar qeverisjen në vend dhe përgatitjet që po bëjmë për të shënuar fitore edhe me të madhe në zgjedhjet lokale. Ndërkaq, të aderuarit thanë se janë bashkuar në Lëvizje duke pare se është e vetmja alternative e cila garanton ndryshimet e domosdoshme në vend, jo vetëm në arsim e shëndetësi, por edhe sferat e tjera të jetës duke ndikuar përmes shtyllave programore të Alternarivës Qeverisëse.
Ata u zotuan që të japin kontributin e tyre në rritjen dhe forcimin e Lëvizjes në Klinë për ta nxjerrë subjekt fitues edhe në zgjedhjet lokale./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...