Pas publikimit të versionit modern të telefonit Nokia 3310 dhe tri pajisjeve të reja nga segmenti mesëm, HMD Global tash edhe zyrtarisht ka prezantuar telefonin e shumë pritur premium Nokia.
Nokia 8 ka procesor Qualcomm 835, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme, e cila zgjerohet përmes kartelës microSD.
Telefoni ka në anën e pasme kamerën e dyfishtë 13MP + 13MP, ndërsa kamera për selfi është 13MP.
Pajisja ka ekran 5.3 inç me rezolucion 2560 x 1400p dhe mbrojtje Corning Gorilla Glass 5.
Sistemi operativ është Android 7.1.1 Nougat dhe bateri 3090mAh me mbështetje Quick Charge 3.0. Telefoni do të dalë në tregun global nga muaji shtator, me çmim prej 600 euro në variantet Blue, Polished Copper, Tempered Blue dhe Steel.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’