Google ADS

Nuk ka shqiptarë të prekur nga sulmi në Barcelonë

20:32 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Pas sulmit terrorist të ndodhur në Barcelonë pasditen e kësaj të enjteje, Ambasada shqiptare në Madrid ka njoftuar përmes rrjetit social “Twitter” se deri më tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë të prekur.

Megjithatë, zyrtarët e Ambasadës së Shqipërisë në Spanjë kanë bërë thirrje ndaj shtetasve shqiptarë që ndodhen në Barcelonë, që të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ambasada shqiptare ka vendosur gjithashtu në dispozicion edhe numrin e telefonit 0034667673333, për çdo informacion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme