Zogaj merr veten, tregon se në kë dyshon për sulmin ndaj tij

20:00 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Një ditë pas rrahjes brutale që iu bë nga persona ende të panjohur, Sokol Zogaj ka thënë se dyshon që motivet e këtij sulmi kanë të bëjnë me punën e tij.

Zogaj ka thënë se pret nga organet e hetuesisë që sa më shpejt të zbardhet rasti.

Motivet e rrahjes brutale, që iu bë Sokol Zogajt, kanë të bëjnë pikërisht me punën e tij.

Kështu rrëfen vetë Zogaj, një ditë pas sulmit, i shtrirë në repartin e Neurokirurgjisë në QKUK.

Ai e ka marrë veten pas lëndimeve që kishte në kokë, raporton KTV.

Thotë se prej kur është emëruar në këtë pozitë, është munduar të rrisë nivelin e sigurisë.

Ai thotë se ishin dy të rinj ata që e sulmuan në hyrjen e banesës së tij në lagjen ‘Ulpiana’.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:00, para se të shkonte në punë, në një pjesë të errët të korridorit, duke e pamundësuar kështu identifikimin e sulmuesve.

Zogaj thotë se, për fat të mirë, mjetet me të cilat është goditur, nuk ishin metalike.

Ndërkaq, në Policinë e Kosovës, nuk kanë dhënë detaje nëse ka ndonjë të dyshuar lidhur me rrahjen brutale të Sokol Zogajt.

http://www.dailymotion.com/video/x5x9fjm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme