Njerëzit kanë lloje të ndryshme të lëkurës : të thatë, me yndyrë, të ndjeshme. Jo të gjitha trajtimet janë të përshtatshëm për çdo lëkurë.
Nëse keni lëkurë me yndyrë mund të provoni këtë tonik për të reduktuar yndyrën e lëkurës dhe të tkurrni poret e mëdha. Gjithashtu ai do t’iu ndihmojë në reduktimin e problemit të akneve.
Përbërësit ju nevojiten:
Çaj jeshil (ka veti anti-inflamator)
uthull molle
disa pika nga vaji i livandës
Proçedura që duhet të ndiqni:
Hidhni një bustinë çaji jeshil në një filxhan me ujë të nxehtë .Më pas shtoni uthull molle dhe disa pika nga vaji i livandës.
Toniku është gati për tu përdorur. Përdoreni atë dy herë në ditë për rezultate efektive. Mos e fshij atë pas aplikimit, por lëreni të thahet.
Pas disa ditësh ju do të vëreni përmirësime në lëkurën e fytyrës.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë