Një tjetër ish-banore e “Big Brother” do të bëhet nënë
Nuk e dimë nëse ju kujtohet “Big Brother 5”, edicioni që kishte shumë banorë interesantë, si Ermal Merdani, Françeska Jaçe, Arbër Zeka etj.
Një nga personazhet e edicionit të atij viti ka qenë edhe Klaudia Veseli, e cila ishte në një lidhje me Erionin, si dhe u përfol më pas edhe për një histori dashurie me Metin, djalin simpatik nga Kosova.
Por me mbarimin e këtij “reality show”, Klaudia preferoi të mos ishte më në vëmendjen mediatike, madje pak kohë më parë mediat shkruan se ajo kishte nisur punë si stjuardesë në aeroportin e Tiranës. Ndërsa Blitz.al ka mësuar se vajza simpatike është në pritje të fëmijës së saj të parë. Duke qenë se ajo është shumë e rezervuar për mediat nuk dihet nëse vogëlushi i përket gjinisë femër apo mashkull.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...