Lider i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur rreth ultimatumit të cilin ai e kishte dhënë ditë më parë.
Pacolli tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë filluar takimet intensive.
Mirëpo kjo sipas tij nuk mjafton që të arrihet marrëveshja për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse siç ka propozuar ai.
Ai më tej shtoi formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse do të krijonte mundësinë e evitimin të zgjedhjeve të reja.
“LDK dhe VV kanë filluar takimet intensive, atë që unë e kam kërkuar gjithmonë por kjo nuk mjafton që të arrihet mundësia e formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, atë që unë po e shoh si të vetmen mundësi, për të evituar zgjedhjet”, ka thënë Pacolli, përcjell Gazeta Blic.
Në anën tjetër, kujtojmë se tanimë po bëhen tetë ditë që nga deklarata e Behgjet Pacollit i cili ka kërkuar nga VV e LDK t’i intensifikojnë takimet për arritjen e një marrëveshje. Nëse LDK e VV nuk merren vesh, ai do të ndërmarrë hapa të tjerë duke lënë të hapur mundësinë që t’i bashkohet edhe koalicionit PAN.
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem