Sot në mëngjes nga ora 6 deri në orën 8, zyrtarët policor të Sektorit për Punë të Brendshem në Tetovë kanë zbatuar një aksion në fshatrat e Tetovës, Recica e Vogël, Recica e Madhe dhe Xhepcisht për zbulimin e shtetasve të huaj të cilët pa leje qëndrimi janë duke qëndruar ose punuar në rajon.
Në një stalë në Xhepçisht janë gjetur 6 shtetas të huaj prej të cilëve tre nga Republika e Shqipërisë dhe tre nga Republika e Kosovës.
Vetëm dy prej tyre janë paraqitur për lejen e qëndrimit te persona të caktuar në Xhepçishtë përderisa të tjerët ilegalisht kanë qëndruar dhe për shkak të kësaj janë arrestuar dhe një kohë të shkurtur janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë.
Personat që ilegalisht kanë qëndruar në vendin tonë do të përballen me gjobat adekuate dhe do të depërtohen në vendet e tyre amë.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...