Rreth 22 mijë persona janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre pasi u deaktivizua një bombë në qytetin gjerman të Hildesheimit, raporton Sputnik.
“Brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohe arritëm të evakuonim një zonë shumë të madhe me një popullsi prej gati 20,000, një sukses i madh për një forcë prej 800 vetësh, që zhvilloi evakuimin duke lejuar që bombë të shpërbëhej sa më shpejtë që të ishte e mundur “, tha Ingo Meyer në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
Policia e Hildesheim tha se një bombë britanike e Luftës së Dytë Botërore u zbulua gjatë punimeve ndërtimore të mërkurën pasdite në pjesën historike të brendshme të qytetit, duke nxitur evakuimin brenda një rreze prej 1,000 metrash./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...