Petrit Vasili tregon nga plazhi i Jalës si duhet bërë opozitë kundër Ramës

16:08 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Që pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, drejtuesit e LSI-së janë zhvendosur në Jalë. Në një kamping gjigand, ku vijnë e ikin grupe të rinjsh të Lëvizjes Rinore për Integrim bëhet plazh, por edhe politikë. Radha për të folur me të rinjtë këto ditë, ka qenë e Petrit Vasilit, ish kryetar i LSI-së.

Nga kampingu i Jalës ai paralajmëroi një opozitë parimore kundër qeverisë së Ramës.

“Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali. Nëse je i vendosur qartë, nuk je i shitur dhe i blerë, nuk je i kapur dhe qëndron fort në çështjet parimore, mjaftojnë edhe 10 njerëz ta mbrojnë këtë çështje si duhet, dhe ajo bëhet çështje e të gjithëve, – vijoi Vasili. – Në këtë drejtim, ne kemi sot të gjitha ato që na duhen për të bërë një opozitë jo thjesht dhe vetëm të fortë, jo thjesht dhe vetëm me ide, por një opozitë që vërtet është pasqyrë e një qeverie fytyrë-shtrembër, që është peng i interesave të shëmtuara”

Gjatë kohës që LSI pushon në Jalë në Tiranë u rrit çmimi i ujit. Dy votat e këshilltarëve bashkiakë të kësaj force politike, sipas LSI, u shitën tek kundërshtarët politikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme