Google ADS

Meshkujt e kanë pranuar: Vajza, ja si sillemi kur nuk jemi të interesuar për ju!

15:50 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Kur çiftet janë të dashuruar dhe fluturat fillojnë të lëvizin pa pushim në barkun e tyre, ato përpiqen të krijojnë simpati dhe të tregojnë shenja të vogla të vëmendjes, ndërsa kur nuk janë të interesuar…

Sa herë ju ka ndodhur të mos jeni të sigurtë se çfarë mendon simpatia juaj për ju? Meshkujt kanë vendosur që të pranojnë sinqerisht se si ata sillen, kur nuk kanë fare interes për të dashurat e tyre.

“Nëse edhe pas një kohe nuk keni njoftuar apo takuar ndonjë nga shokët apo miqtë e saj, atëherë ai nuk planifikon ndonjë marrëdhënie serioze. Kjo thjeshtë tregon se ju jeni një variantë kaluese”… Loni

“Me vajzën të cilën nuk jam i interesuar dhe nuk kujdesem, nuk dal asnjëherë me të gjatë findjavave. Atë kohë e shfrytëzoj me miqtë e mi. kur një mashkull vepron kështu, kjo është shenjë se ju nuk duhet të mbani llogari në të”… Dani

“Sa shpesh e kontrollon e telefonin e tij? Meshkujt zakonisht mbajnë telefonin në xhepin e tyre, në vibrim, në mënyrë që të dinë se kur arrijnë mesazhet e tyre. Në rast se ai rregullisht kontrollon telefonin, kjo nënkupton se juve nuk ju kushton fare vëmendjen që meritoni”… Andi

“Nëse në takimin e parë ai përmend lidhjen e tij të mëparshme dhe ndarjen e dhimbshme në çfarëdo lloj konteksti, atëherë duhet ta dini se ish e dashura ende i intereson. Nëse nuk do ta kishte më problem, ai nuk do të fliste për të akoma”… Meritoni

“Femra e cila më intereson më bën të kujdesem për të në mënyra të ndryshme dhe interesante dhe jam i gatshëm për të thyer çdo barrierë për të. Kur nuk është më e rëndësishme për mua dhe humbas interesin, atëherë e marrë atë në të njejtin vend – deri sa të lodhet dhe bezdiset me mua”… Lindi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme