Google ADS

Vulin kërkon edhe nga Koreja e Jugut të mos votojë për Kosovën në UNESCO

15:27 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Serbia ka filluar të lobojë për të mos e lejuar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Këtë herë ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka kërkuar nga ambasadori i Koresë së Jugut, Ju Dedong që të votojnë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO në konferencën e ardhshme të Përgjithshme të organizatës, transmeton lajmi.net.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ata kanë vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore dhe kjo është një bazë e mirë për krijimin e bashkëpunimit ushtarak dypalësh.

Në këtë takim janë diskutuar çështjet aktuale të sigurisë dhe tensionet në gadishullin korean.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme