Aksident trafiku në Podujevë, ka të vdekur

15:14 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Sot rreth orës 12:00, në fshatin Doberdol të Podujevës, ka  ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur, njofton Policia e Kosovës, përcjell arbresh.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje,  vetura e tipit “Audi Q7” dhe vetura e tipit  “Golf II”, të cilat fillimisht janë ndeshur mes vete, më pas njëra  nga veturat ka goditur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i  njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Lidhur me këtë aksident dy ngasësit e automjeteve, V. D mashkull 36 vjeç dhe  A.A mashkull 27 vjeç,  janë shoqëruar në stacionin policor,  dhe me urdhër të Prokurorit të  shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh.

Ndërsa trupi i viktimës Sh. G mashkull, 59 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë  Ligjore për obduksion.

Vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti,  në rajonin e Prishtinës janë raportuar  4.438 aksidente trafiku prej tyre:

16 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 19 persona të  vdekur

1.377 Aksidente trafiku me të lënduar – 2781 persona të lënduar, si dhe

3.045 Aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjeni më poshtë një kërkesë të Policisë së Kosovës për shkak të numrit të madh të aksidenteve:

Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe  veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të  lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të  gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit  të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht  ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme