Presidenti i UEFA-së Aleksander Çeferin ka bërë sot (e enjte) një vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas takimeve me presidentin e Federatën e Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, të cilin e vlerësoi lartë për punën e tij, Çeferin ka premtuar se do t’i ndihmojë Kosovës në zhvillimin e infrastrukturës, shkruan portali arbresh.info.
“Gjithmonë e them që nuk është deklaratë zyrtare por me sinqeritet të madh e them që është kënaqësi e madhe dhe nder i madh për mua që jam këtu, jo vetëm për faktin që Kosova tani është anëtar i organizatës sonë tani, jo vetëm sepse ne iu kemi mbështetur juve një vit më parë por gjithashtu edhe pse Fadili është një shok i madh i imi. Ai ishte një futbollist legjendar, tani e shoh që ka fituar pak peshë”, tha fillimisht Aleksander Çeferin.
“Po ashtu, e di për pasionin rreth futbollit që njerëzit kanë këtu por edhe jam i sigurt që ju keni një të ardhme të ndritur, ju keni një lidership shumë të mirë, një president shumë të mirë dhe një sekretar gjeneral shumë të mirë”
“Ne duhet t’iu ndihmojmë me infrastrukturën sepse infrastruktura në Kosovë nuk është e mirë mjaftueshme në këtë moment por është shumë normale”, shtoi ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/FFKKosova/videos/1298740900254632/
Moti sot me diell e vranësira
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni