Shefi juaj e di saktësisht çka bëni në kompjuterin e punës

12:07 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Në qoftë se keni punë në një zyrë, gjasat janë që e keni përdorë kompjuterin edhe për gjerat që jo domosdoshmërisht lidhen me punën tuaj të përditshme.
E në qoftë se përdorni kompjuter të kopanisë, apo lidhjen e internetit, punëdhënësi juaj jo që mund të monitoroj punën, email, dhe projektet, mirëpo ai mund edhe të regjistroj faqet private siç është Facebook, apo e-mail privat tuajën.

Madje disa kompani të cilat u dhurojnë telefona punëtoreve, i lokalizojnë ata përmes GPS, mirëpo këto janë raste të rralla.

Shumica e kompanive mbajnë të dhëna të përdoruesve të ndryshëm në një kompjuter, për të cilat vendosin në qoftë se dëshirojnë t’i shikojnë.

Të dhënat tipike mund të duken kështu

[ora e saktë] ka hapur Solitare

[ora e saktë] është kyçur në Facebook

[ora e saktë] ka hapur Chrome……………

Megjithatë në qoftë se kanë mundësi monitorimi kjo nuk do të thotë që e bëjnë.

Disa kompani e kanë të shkruar në kontratë që punëtori i jep të drejtën punëdhënësit të ketë qasje ne e-mail zyrtarë, e disa jo. Se a është kjo legale varion nga shteti në shtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme