Sot klubet shqiptare luajnë në Ligën e Evropës

11:21 | 17 Gusht 2017
Arbresh Info

Ndeshjet e para të “play-off”-it në Ligën e Evropës do të vendosin shumë mbi skuadrat që do të vazhdojnë aventurën në grupet e kupës më të vogël kontinentale dhe sytë e shqiptarëve janë mbërthyer te Skënderbeu.

Korçarët do të luajnë sot në orën 19:00 në stadiumin Maksimir të Zagrebit ndaj Dinamos vendase, një 90 minutësh i vështirë, por që nuk përjashton surpriza.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shfaq mjaft optimist. Sipas teknikut bardhekuq, ekipi do të luajë për një rezultat pozitiv edhe pse është i ndërgjegjshëm për cilësinë e kundërshtarit që ka përballë.

skenderbue

Ndërkohë, në kampin tjetër Dinamo e Zagrebit do të duhet të bëjë pa një prej futbollistëve më të mirë, Soudani, i cili ka probleme me muskujt.

“Ne e respektojmë Skënderbeun pasi ka lojtarë të mirë, por do të përqendrohemi në skuadrën tonë për të marrë fitoren. Çdo futbollist duhet të jetë 100%, pasi luajmë në shtëpi”, tha trajneri i Dinamos, Cvitanovic, shkruan top chanel.

Ndërkohë, sot në mbrëmje Shkëndija e Tetovës do të luajë në San Siro ndaj Milanit. Ekipi szhqiptar i Maqedonisë e di se ka përballë një nga skuadrat më të mira në Evropë, por trajneri Qatip Osmani premton se do të bëjnë maksimumin.

Ndeshja mes Milanit dhe Shkëndijës do të nisë në orën 20:45.

Të ngjashme